Zyrtare: Mësohet koha se sa do të mungojë Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Atalantës.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet klubi parasien, i cili ka bërë të ditur se ylli francez do të jetë jashtë fushave të blerta për tri javët e ardhshme, përcjellë IndeksOnline.
Kujtojmë që Mbappe u lëndua në ndeshjen finale të Kupës së Francës, ndërsa ndeshja kundër Atalantës do të luhet më 12 gusht./IndeksOnline/