14:37 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / B O

Zyrtare: Messi fiton për herë të katërt Këpucën e Artë

Zyrtare: Messi fiton për herë të katërt këpucën e artë

Lionel Messi ka shtuar edhe një trofe në koleksioin e tij.

Argjentinasi ka pranuar zyrtarisht çmimin si golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2016-17, trofe ky që iu dorëzua nga bashkëlojtari i tij, Luis Suarez.

Argjentinasi e mori këtë çmim, i cili i dhurohet top golashënuesit të Evropës – për 37 golat që i shënoi në sezonin 2016/17 në La Liga.

Ndryshe më parë Messi e kishte fituar këtë çmim në vitin 2009/10 me 34 gola 2011/12 me 50 gola dhe 2012/13 me 46 gola duke u barazuar kështu me rivalin e përjetshëm Cristiano Ronaldon me nga katër këpuca të arta. /IndeksOnline/