Zyrtare: Messi ‘përshëndetet’ nga Barcelona, ia fillon pushimeve më herët dhe mungon kundër Eibar

Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ku Barcelona e zhvillon kundër Eibar në La Liga.
Ylli argjentinas nuk ka stërvitur me klubin katalunas, pasi këta të fundit ia kanë dhënë pushim për t’u përgatitur për Coppa America, shkruan IndeksOnline
❗ ÚLTIMA HORA
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 21, 2021
▶ Messi no se entrena con permiso del técnico y no jugará en Eibar
? https://t.co/HFzlzY6G5Y pic.twitter.com/v6aK8gYkIE
Messi gjatë këtij sezoni ka shënuar 30 gola në La Liga dhe ka bërë 9 asistime. Duket se argjentinasi do ta fitoj ‘Këpucen e Artë’ në Spanjë – pasi vendi i dytë, Gerard Moreno ka 23 gola.
Sigurisht që për të ardhmen e Lionel Messit do të flitet shumë pas Kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës – por të gjithë parashikojnë vazhdimin e kontratës me klubin nga Katalunia./IndeksOnline/