75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani cakton trajnerin e ri

AC Milani ka konfirmuar emërimin e trajnerit të ri të skuadrës.

Ai është Stefano Pioli, i cili para se të marrë drejtimin e Milanit, ishte trajneri i Fiorentinës.

Milani shkarkoi Giampaolon dje i cili pati paraqitje të dobëta me klubin, shkruan Indeksonline.

Lajmin për emërimin e Piolit e ka bërë të ditur edhe vetë klubi italian./Indeksonline/