75 Mall Live Search
21:25 / E Premte, 12 Gusht 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Milan i vazhdon kontratën mbrotësit të njohur

Skuadra e Milanit ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me mbrojtësin Fikayo Tomori.

Anglezi do të vesh fanellen kuq e zi deri më 30 qershor 2027, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes një deklarate zyrtare.

“DEKLARATA ZYRTARE: FIKAYO TOMORI
Mbrojtësi anglez ka zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2027

AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Fikayo Tomorit deri më 30 qershor 2027 . 

Pasi iu bashkua Milanit në janar 2021, Fikayo dëshmoi menjëherë cilësinë e tij në fushë dhe fitoi dashurinë e tifozëve kuqezi. 

Tomori dhe Milani do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku.”, thuhet në deklaratë./IndeksOnline/