14:00 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Zyrtare: Milani nënshkruan me reperin Jay Z

Ac Milani dhe reperi Jay Z kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi.

Skuadra italiane dhe kompania e reperit amerikan, “Roc Nation” kanë nënshkruar një marrëveshje 83 milionë euroshe.

Ata do të organizojnë eventin “Nga Milani me dashuri” dhe të gjitha të ardhurat do të shpërndahen për bamirësi.

Tani është konfirmuar që AC Milani dhe “Roc Nation” kanë formuar një partneritet, i cili ka premtuar se do “eksitojë dhe befasojë” tifozët e klubit italian.

CEO i Milanit, Ivan Gazidis është shprehur tejet i entuziazmuar me këtë partneritet. /IndeksOnline/