75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Milan transferon Sergio Dest

Skuadra e Milanit ka njoftuar se Sergio Dest është futbollist i ri i skuadrës.

Mbrojtësi amerikan i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Barcelona, me një opsion për blerje, transmeton IndeksOnline.

Dest u bashkua me Barcelonën në vitin 2020, duke bërë 72 paraqitje dhe duke shënuar dy gola.

 Për sa i përket kombëtares, ai ka 17 paraqitje dhe 3 gola për SHBA-në, duke fituar Ligën e Kombeve Concacaf 2019/20./IndeksOnline/