75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani tërhiqet nga Europa Ligë

Milani zyrtarisht është tërhequr nga pjesëmarrja në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm pasi ka arritur marrëveshje me UEFA-n për Fair-Playin Financiar.

Në një njoftim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv thuhet se palët janë marrë vesh që Milani të mos luajë në Evropë sezonin e ardhshëm për shkak të thyerjes së rregullave në sezonet e shkuara.

Tani Milanin e zëvendëson Torino si ekipi i tretë italian në Ligën e Evropës, me Romën direkt të kualifikuar në fazën e grupeve.