75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani transferon “armikun” e Ibrahimoviqit

Milani ka arritur marrëveshje me Sevillën për transferimin e Simon Kjaerit.

Danezi transferohet në San Siro si huazim gjashtëmujor me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe me Palermon, Wolfsburgun, Romën, Lillen, Fenerbahçen, Sevillan dhe Atalantan, duke regjistruar 20 gola në gjithsej 408 paraqitje.

Kjæri është kapiteni i ekipit kombëtar të Danimarkës që nga viti 2016, me 3 gola në 95 paraqitje. /IndeksOnline/