Zyrtare: Milano-Cortina organizon Lojërat Olimpike Dimërore 2026
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka zgjedhur vendin fitues që do të organizoj Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026-të.
Milano-Cortina është qyteti fitues, duke bërë që Italia për herë të 4-të të organizoj Olimpiadën, transmeton Indeksonline.
Ky lajm u bë i ditur sot në Lozanë të Zvicrës nga Komiteti Ekzekutiv i KON-it.
Italia ishte në garë me Suedinë për të organizuar Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026-të. /Indeksonline/