Zyrtare: Milot Rashica lojtar i ri i Galatasaray

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica edhe zyrtarisht është prezantuar si sulmues më i ri për Galatasaray
Skuadra turke e ka zyrtarizuar kosovarin në minutat e fundit të afatit kalimtar në Turqi.
Galatasaray ka qenë shumë aktive në këtë afat, teksa ka bërë edhe zyrtarizimin e disa futbollistëve.
Sipas informatave të para, Norwich City nuk ka kërkuar para për huazimin e Milotit, pra ai shkon si huazim falas të skuadra e njohur turke.

Pos, kësaj mediat turke kanë zyrtarizuar edhe pagën e Milotit që do të jetë 1.5 milion euro në sezon.