75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 21 Janar 2025 / L A

Zyrtare: Montiel rikthehet te River Plate

Gjigandi argjentinas, River Plate ka kompletuar transferimin e Gonzalo Montiel nga Sevilla.

Kampioni i botës, kthehet te ish-skuadra e tij pas 4 vjetësh në futbollin evropian, ku i cili kishte humbur edhe vendin në formacionin startues të Sevillës.

Për tifozët argjentinas, ai njihet gjithmonë si lojtari që kishte shënuar penalltinë që e shpalli Argjentinën kampion bote për të tretën herë.

River Plate, pagoi rreth 5 milionë euro për ta rikthyer Montiel në Argjentinë dhe ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028.

Montiel, gjatë kohës së tij te Sevilla ka bërë 81 paraqitje, ku kishte arritur të fitonte Ligën e Evropës në vitin 2023.

Ai po ashtu kishte qenë edhe i huazuar te Nottingham Foresti, në sezonin e kaluar./IndeksOnline/