75 Mall Live Search
13:18 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / OSH

Zyrtare: Muharrem Jashari ftohet nga kombëtarja e Kosovës

Klubi i Dritës e ka konfirmuar që Muharrem Jashari është ftuar nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjen kundër Spanjës.

Jashari është futbollisti i dytë që është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e këtij muaji, transmeton Indeksonline.

Mesfushori ka shkëlqyer në ndeshjet në garat evropiane të Dritës dhe ato të Superligës.

Ndeshja Kosovë-Spanjë zhvillohet më 08 shtator, ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” ne Prishtinë./Indeksonline/