75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Muja bëhet ‘Intelektual’

Arbnor Muja pas paraqitjeve të mira te Trepça ‘89 është zyrtarizuar te skuadra kosovare, FC Drita.

Sot në ambientet e klubit nga Anamorava, në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja, shkruan IndeksOnline

Muja ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ‘Intelektualët’.

“Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça ‘89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Europës”, shkruhet në njoftimin e Dritës

/IndeksOnline/