Zyrtare: Muric s’po rehatohet askund, largohet nga Girona dhe transferohet në Holandë

Portieri kosovar, Aro Muric nuk po arrin assesi të ambientohet në asnjë skuadër.
Në minutat e fundit të merkatos, ai është larguar nga Girona, transmeton Indeksonline.
Manchester City, që e ka në pronësi kosovarin, e ka dërguar në huazim atë në skuadrën holandeze, Willem II.
Lajmin për huazimin e Muric e ka konfirmuar skuadra holandeze./Indeksonline/