Zyrtare: Muriqi transferohet te Mallorca, prezantohet me një Video fantastike

Vedat Muriqi është një futbollist i ri i klubit spanjoll Real Mallorca.
Pas huazimit gjashtë mujor, klubi spanjoll ka arritur marrëveshje të përhershme me Lazion për shërbimet e sulmuesit kosovar, shkruan Indeksonline.
Ka qënë skuadra italiane e para që e ka zyrtarizuar transferimin e Muriqit, përmes faqes zyrtare në Twitter.
“SS Lazio njofton se i ka kaluar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të futbollistit Vedat Muriqi klubit spanjoll RCD Mallorca”, thuhet në njoftimin e Lazios.
Ndërsa klubi i Mallorcas e ka zyrtarizuar transferimin e Muriqit me një video fantastike, ku në fillim shfaqen skenat e filmit ”Piratët”, e pastaj shihet Muriqi duke udhëtuar me anije drejt qytetit bregdetar spanjoll duke kënduar.
Raportohet se shifra e trasnferimit të Muriqit nga Lazio te Mallorca është rreth 10 milionë euro.
Sulmuesi kosovar në gjashtë muajt e fundit sa ishte te Mallorca zhvilloi 16 ndeshje ku shënoi pesë gola e dhuroi tre asistime, duke e ndihmuar skuadrën të jetë edhe për një sezon në La Liga./Indeksonline/