75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Myrto Uzuni, prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, sot zyrtarisht është bërë pjesë e kampionit të Hungarisë, Ferencvaros.

Ai u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit te Kampioni i Hungarisë për shumën prej afro 2 milionë eurosh apo 14 milionë kuna kroate, transmeton Indeksonline.

Uzuni do të qëndrojë te Lokomotiva deri në përfundim të këtij sezoni dhe pastaj do të luajë për skuadrën hungareze.

Gjatë kohës së tij te Lokomotiva, Uzuni shënoj 20 gola dhe bëri 15 asistime në 66 ndeshje zyrtare./Indeksonline/