75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Nadal tërhiqet nga Wimbledon dhe Lojërat Olimpike

Tenisti spanjoll, Rafa Nadal është tërhiqur nga dy kompeticionet më të mëdha të tenisit, Wimbledon dhe Lojërat Olimpike ‘Tokio20’.

Lajmin e ka bërë të ditur vet tenisti përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Përshëndetje të gjithëve. Kam vendosur që të tërhiqem nga Wimbledon dhe Lojërat Olimpike. Nuk është një vendim i lehtë, por duke dëgjuar trupin tim dhe duke diskutuar me ekipin tim, jemi pajtuar që është një vendim i duhur”, ka thënë Nadal

Nadal po largohet nga këto dy gara për shkak të lëndimit. Ai dëshiron që të pushoj në mënyrë që të jetë i gatshëm 100 për qind në vitin tjetër./IndeksOnline/