16:17 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Napoli e ”blindon” Osimhen

Victor Osimhen do të jetë pjesë e Napolit edhe për disa vite.

Sulmuesi nigerian ka vazhduar kontratën me kampionin e Italisë, deri në vitin 2026, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratën e re në pranin e presidentit, Aurelio De Laurentiis.

24-vjeçari ishte çelsi i suksesit të Napolit në sezonin e kaluar, ku shënoi 26 gola, ndërsa këtë seozn ka shënuar 7 gola në 12 ndeshje deri më tani në Serie A./IndeksOnline/