75 Mall Live Search
16:35 / E Shtunë, 08 Janar 2022 / C E

Zyrtare – Napoli firmos me mbrojtësin e Manchester United

Skuadra e Napolit ka arritur të firmosë ditën e sotme me mbrojtësin e Manchester United.

Axel Tuanzebe do të veshë fanellën e Napolit deri në fund të vitit 2022, i cili u mor në huazim nga “djajtë e kuq”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, klubi i Napolit ka njoftuar edhe afrimin e ri të skuadrës.

Mbrojtësi 24-vjeçar do të zëvendësojë kështu të larguarin Kostas Manolas, dhe pritet që së shpejti të vihet nën urdhrat e Spalletit.