ZYRTARE: Napoli nënshkruan me mbrojtësin e Romës
Duhet të kalonin tri ditë intensive me bisedime për të ardhur te marrëveshja përfundimtare.
Mino Raiola, menaxher i Kostas Manolas, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit për një kontratë 5-vjeçare me pagë mbi 4 milionë euro neto në sezon.
Tashmë pritet vetëm kërkesa formale e futbollistit që të zbatuar klauzolën e largimit prej 36 milionë eurosh. 33.3 milionë shkojnë për Romën dhe 2.7 milionë për vetë futbollistin.
Kjo marrëveshje do të zhbllokojë edhe kalimin e mesfushorit Amadou Diawara te klubi verdhekuq.
Kostas Manolas has completed a move to Napoli.
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 30, 2019
Ciao Kostas, thank you for your five years of service! ? pic.twitter.com/YOG7L0Hkke