75 Mall Live Search
18:18 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nasri i kthehet futbollit, nënshkruan me klubin e madh nga Londra

Samir Nasri ka nënshkruar kontratë 6-mujore me klubin londinez, West Ham.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Man Cityt ka stërvitur me West Hamin që nga muaji nëntor.

Derisa ka ”rrëmbyer” numrin 18 në fanellë, ai mund të debutojë kundër Brightonit të mërkurën, transmeton IndeksOnline.

Nasri e ka kryer pezullimin 18-mujor pasi rezultoi negativ në testet e dopingut.

31-vjeçari ka punuar me trajnerin, Manuel Pellegrini edhe në Man Cityt, teksa ka thënë:

”Ju e zgjedhni një klub dhe një projekt për shkak të synimeve, dhe unë mendoj se West Hami ka gjithçka që të bëhet klubi më i madh në Londër”./IndeksOnline/