10:06 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Zyrtare: Ndeshja Kosovë-Shqipëri zhvillohet, më 11 nëntor

Kombëtarja e Kosovës, më 11 nëntor, do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë.

Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19.

Kësshtu, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.

Dardanët, më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë. Ndërkaq, Kuqezinjtë, më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit dhe më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë.