75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit i besohet Genc Nuzës

Gjysmë ore para fillimit të ndeshjes në mes të Feronikelit dhe Prishtinës është caktuar edhe gjyqtari.

Genc Nuza do të ketë për sipër ta drejtoj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit në Superligë.

Zgjedhja është bërë me pajtimin e të dy skuadrave, shkruan Indeksonline.

Nuza në këtë ndeshje do të asistohet nga Fatlum Berisha, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku, Besfort Kosumi dhe Mervan Bejtullahu.

Më parë është përmendur se do të ketë short, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Gjithashtu ndeshja do të shtyhet për 15 minuta. /IndeksOnline/