Zyrtare: Ndeshja mes Atletico – Chelsea nuk luhet në Spanjë

Ndeshja midis Atletico Madridit dhe Chelseat nuk do të zhvillohet në Spanjë, por në një vend neutral.
UEFA-ja sot ia ka kumtuar lajmin dy skuadrave në fjalë, se ndeshja e parë më 23 shkurt nuk do të luhet në stadiumin e Atleticos, por në “Arena National” në Bukuresht të Rumanisë, shkruan IndeksOnline.
Takimi i dytë që luhet më 17 mars, do të zhvillohet në stadiumin e “Stamford Bridge”./IndeksOnline/