Zyrtare: Ndodh transferi i parë i vitit 2024, futbollisti i Manchester Unitedit shkon në Bundesliga
Me të futur në vitin e ri 2024, është hapur edhe afati i tranferimeve. Kështu, sot ka ndodhur transferimi i parë i afatit të dimrit.
Futbollisti i Kombëtares së Holandës, Donny van de Beek është huazuar te skaudra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, shkruan IndeksOnline.
Van de Beek zhvilloi vetëm dy paraqitje gjatë këtij sezoni me Manchester Unitedin, prandaj kërkoi të largohej nga “Old Trafford” për shkak të mungeseve të minutave.
26-vjeçari kishte përfunduar te Manchester Unitedi gjatë vitit 2021 nga Ajaxi për 44 milionë euro./IndeksOnline/

