75 Mall Live Search
19:48 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Zyrtare: Ndryshohet lokacioni i zhvillimit të ndeshjes Monchengladbach-Manchester City

Koronavirusi po vazhdon të shkaktoj probleme në futboll.

Për shkak të protokollit kundër koronavirusit, ndeshja Monchengladbach-Manchester City nuk do të mund të zhvillohet në Gjermani, transmeton Indeksonline.

UEFA ka vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Gjatë javës së kaluar u konfirmua që edhe ndeshjes Leipzig-Liverpool i është ndryshuar lokacioni, për shkak të protokollit kundër koronavirusit./Indeksonline/