75 Mall Live Search
19:22 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ndryshon orari i ndeshjes Juventus-Atalanta, tifozët e Milan-it nuk e pëlqejnë

Orari i ndeshjes mes Juventusit dhe Atalantas ka ndryshuar. Kjo ndeshje që pritej të luhej të dielën në ora 15:00, tani do të luhet në mbrëmje në ora 20:30.

Klubi i Juventusit kishte bërë kërkesë që ndeshja të luhej në mbrëmje pasi dëshironin ta festonin fitimin e titullit.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak fansave të Milan-it pasi që janë në garë me ekipin e Atalantas për një vend që dërgon në Ligë të Kampionëve./Indeksonline/