75 Mall Live Search
12:20 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

Zyrtare: Në rast se fiton raundin preliminar, ky është kundërshtari i radhës për Prishtinën në UEFA Champions League

Kampioni i Superligës së Kosovës në futboll, FC Prishtina ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë në UEFA Champions League.

Kryeqytetasit fillimisht në raundin preliminar do të luajnë kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore më 22 qershor, shkruan IndeksOnline

Në rast se klubi kosovar fiton raundin preliminar, atëherë në raundin e parë do të luaj kundër skuadrës nga Hungaria, Ferencvarosi TC.

Kujtojmë që te skuadra hungareze, luan futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni./IndeksOnline/

Myrto Uzuni: Rebrov is the best coach I've ever worked with - NSO