18:53 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Nesër Kryesia e Kuvendit, vendos për mbajtjen e seancës ku do të zgjidhet Qeveria e re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj mbledhje gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 10. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Në njoftim bëhet e ditur se do të jetë  vetëm një pikë e rendit të ditës dhe ajo ka të bëjë me .      Kërkesën e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Nga:  Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për:  Media

Lënda:  Njoftim

Data:   2 qershor 2020

Dita:   E martë

·        Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

·        Vendi:          Salla  C-301

·        Koha:           10:00

         ​Rendi i ditës

1.      Kërkesa e 61 deputetëve  për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!