Zyrtare: Neymar nuk do të jetë kapiten i Brazilit, shiritin e merr ish-ylli i Barcelonës
Neymar nuk do të jetë kapiten i Brazilit në Kupën e Amerikës së Jugut. Selektori Tite ka vendosur që në këtë garë shiritin te Brazili të mbajë Dani Alves.
Nuk është dhënë ndonjë arsyetim për këtë vendim, por thuhet se Neymar ka marrë lajmin të shtunën se nuk do të jetë kapiten.
Neymar u emërua kapiten i përhershëm i Brazilit nga trajneri Tite në shtator të 2018, megjithatë selektori Tite ka ndonjë arsye që ka marrë këtë vendim./Indeksonline/