75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 31 Janar 2025 / Gj. Sh

Zyrtare: Neymar rikthehet te Santosi, do të çuditeni me pagën e tij

Neymar edhe zyrtarisht është rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm.

Braziliani ka nënshkruar kontratë me Santosin, shkruan IndeksOnline.

Ajo çfarë është interesante, Neymar do të paguhet 166 mijë euro në muaj.

Ai la milionat në Arabinë Saudite ku ishte pjesë e Al Hilalit, e tani do ta ndihmojë ish-skuadrën e tij.

Neymar është një nga futbollistët më të mirë të Santosit, ku para se të transferohet te Barcelona, laujti 230 ndeshje zyrtare me bardhezinjtë, ku shënoi 138 gola./IndeksOnline/