75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Nga futbolli belg, te Llapi në Superligë

Llapi ka bërë të ditur se ka nënshkruar me futbollistin nga Belgjika, Emir Umit.

Skuadra e Superligës ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me talentin 19 vjeçar që është edhe pjesë e të rinjve të Kosovës.

Ai më parë ka luajtur te skuadrat belge si SC Chatelet dhe Namur.

Ky është njoftimi i klubit:

Zyrtare: Emir Umit nënshkruan për 2 vite me Llapin

Podujevë, 4 korrik 2019 – Emir Umit është futbollisti i radhës që nënshkruan me KF Llapin. Umit, ka nënshkruar për 2 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit tonë.

Emir Umit, 19 vjeç, i lindur më 28.04.2000, vjen nga Belgjika, përkatësisht klubi i tij i fundit është SC Châtelet, kurse ka luajtur edhe për Namur. Është futbollist i Kosovës U19.

Për këtë transferim, e falenderojmë menaxherin Rrahman Kice që njëherit është edhe menaxher i futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi.