15:53 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Nga Real Madridi, kalon te Sevilla

Sevilla e ka bërë blerjen e shtatë këtë edicion. Mario Monchi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të nënshkruar me mbrojtësin e ri, Sergio Reguilon.

Mbrojtësi që edicionin e kaluar pati paraqitje të mira me Realin është huazuar te Sevilla për një edicion, por që skuadra madrilene nuk i ka lënë fare opsion blerje.

Pas ardhjes së Monchit, Sevilla ka nënshkruar deri më tani me Dabbur, Diego Carlos, Jordani, De Jong, Kounde dhe Ocampos./Indeksonline/