Zyrtare: Nga Serie D, në Serie A, shikojeni kush është ngritur në Ligë
Serie A do të jetë më e bukur në edicionin e ardhshëm. Në ligën më të fortë italiane do të garoi në edicionin e ardhshëm edhe skuadra e madhe italiane, Parma. Pas fitores së sotme ndaj Spezias me rezultat 0-2, Parma edhe zyrtarisht është ngritur në Serie A.
Pas Empolit, Parma është bërë skuadra e dytë nga Serie A që siguron ngritjen në Serie A.
Në Play Off do të mësohet emri i skuadrës së tretë ku në garë janë Frosinone, Palermo, Venezia, Bari, Citadella e Perugia.
Ky është një sukses i madh për Parmën pasi që pak vite më parë kjo skuadër ishte pjesë e Serie D pas falimentimit që kishte përjetuar./Indeksonline/