09:36 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Nga Superliga e Kosovës, transferohet në klubin evropian

Mentor Mazrekaj, përfundimisht është larguar nga skuadra e Ferizajt.

Tani, Mazrekaj do ta vazhdojë karrierën e tij në Evropë.

Futbollisti që në sezonin vjeshtor ishte nën urdhrat e Afrim Tovërlanit, i është bashkuar kampionatit norvegjez, transmeton IndeksOnline.

Saktësisht, Mazrekaj do t’i bashkohet klubit të Fortuna Oslo.

Në këtë klub, vlen të përmendet se luajnë edhe futbollistët kosovarë si Samir Zeneli dhe Shpëtim Babaj.

Përndryshe, Mazrekaj ishte larguar nga Ferizaj javë më parë shkaku i mosmarrëveshjeve me klubin./IndeksOnline/