75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 05 Korrik 2024 / G T

Zyrtare: Nico Zaniolo bëhet me skuadër të re

Futbollisti italian, Nicolo Zaniolo është bërë me skuadër të re gjatë afatit klimtar të verës.

Nico është trasnferuar te skuadra nga Serie A, Atalanta, shkruan Indeksonline

Zaniolo ishte i huazuar te Aston Villa në Premier League nga Galatasaray, por nuk tregoi potencial në elitën e futbollit anglez.

25-vjeçari gjatë sezonit të kaluar zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat, shënoi vetëm tri gola.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 20 milionë euro.

Kujtojmë që Atalanta e siguroi futbollistin italian vetëm në formë huazimi./Indeksonline/