75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Zyrtare: Nikson Memaj i bashkohet Prishtinës

Prishtina firmos edhe me një tjetër futbollistë të dëshmuar, bëhet fjalë për Nikson Memajn.

Memaj rikthehet nga futbolli kroat për të luajtur te klubi kryeqytetas, shkruan IndeksOnline

Ish-sulmuesi i KF Gjakovës, Vëllaznimit dhe së fundi te skuadra kroate, Hajduk Split ka vendosur që sezonin e ri ta nisë me klubin kryeqytetas.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”.

” Mirë se vjen Nikson Memaj rikthehet nga futbolli kroat në Kosovë te PrishtinaPrishtinë, 02 shtator 2020

Nikson Memaj (sulmues i krahut), futbollisti I talentuar nga Gjakova, kthehet nga futbolli kroat ne atë kosovar.

Memaj ishte pjesë e K.F. Gjakova dhe K.F. Vëllaznimi para kalimit të tji në futbollin kroat tek Hajduk Split, ku kaloj dy vite e gjysmë, për tu kthyer tek Prishtina.

Memaj: “Jam kthyer te Prishtina sepse më ka pelqyer projekti i klubit, ambiciet që klubi i ka si në Kosovë po ashtu edhe në garat evropiane më pëlqejnë shumë dhe sigurisht mua nuk më tremb konkurrenca. Unë jam një futbollist profesionist dhe duhet të jem i përgatitur për të përballuar me sukses konkurrencën në ekip, mendoj se jam gati për të luftuar për një vend në formacion dhe pikërisht për këtë gjë kam ardhur për të lënë gjurmë në klubin më të madh në Kosovë. Në klub kam hasur në përkrahje të madhe si nga futbollistët , po ashtu edhe nga stafi teknik. Tifozët e Prishtines “Plisat” mund të presin angazhim maksimal nga unë, si dhe shpresoj që në fund ti bëjmë krenar me trofe , sepse Plisat e meritojnë këte”.