75 Mall Live Search
22:35 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / G T

Zyrtare: Një amerikan në stolin e KB Pejës

Amerikani Greg Gibson do të jetë trajner i KB Pejës për sezonin 2025/2026. Me përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, Gibson tashmë vjen në Pejë për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.

Gibson ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë. Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze Europiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.

“KB Peja i uron mirëseardhje në “Karagaçi” trajnerit Gibson – dhe kështu hapim kampanjën 2025/26.”, shkruhet në njoftimin e klubit