Zyrtare: Një ditë para derbit lokal, Suhareka bëhet me trajner të ri

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Suhareka është bërë me trajner të ri pas largimit të Shpëtim Duros.
“Timonin” e klubit nga Theranda e ka marrë Qendrim Kida, shkruan Indeksonline
Kida tashmë është emëruar trajner i klubit që u fut këtë edicion në elitën e futbollit kosovar.
Kujtojmë që nesër, Kida do jetë në stol për ndeshjen derbi lokal ndaj Ballkanit.
Kida më parë ka qenë në stolin e Malishevës dhe kishte sukses të madh me këta të fundit./Indeksonline/