Zyrtare: Një shqiptare transferohet te skuadra e Interit

Loreta Kullashi është transferimi më i ri te skuadra e Interit në kategorinë e femrave.
Futbollistja shqiptare e cila është lindur në Finlandë, por e rritur në Suedi ka firmosur me klubin nga Serie A, shkruan Indeksonline
25-vjeçarja ishte pjesë e Rosengardit për katër vjet, por tani vishet “ziekaltër”.

Ajo e njeh mjaftë mirë ligën italiane, pasi sezonin e kaluar luajti për Sassuolon në formë huazimi dhe shënoi pesë gola.
Kullashi është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2018.
Pozita e saj është sulmuese, kurse Interit do t’i ndihmojë që t’i arrij objektivat e sezonit të ri 2024/25./Indeksonline/
Välkomna 🇸🇪🖤💙
— Inter Women (@Inter_Women) August 23, 2024
👉 https://t.co/LyI5KU5rk9#ForzaInter #InterWomen #WelcomeLoreta pic.twitter.com/ddXMMc3rbd