Zyrtare: Një tjetër basketbollist i bashkohet Trepçës

Skuadra nga Superliga e Kosovës në basketboll, KB Trepça ka bërë një tjetër lëvizje gjatë merkatos.
Bëhet fjalë për Brandon Edwards, i cili tashmë i është bashkuar klubit nga Mitrovica, shkruan Indeksonline
Edwards luan në pozitat 4 dhe 5, ka cilësi të fortë afër koshit.
32-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave: Vilpas Vikings, Hapoel Galil Elyon, Denain Voltaire Basket etj./Indeksonline/