Zyrtare: Një tjetër kosovare në Turqi, Florentina Kolgeci nënshkruan me skuadrën e njohur

Portierja e Kombëtares së Kosovës, Florentina Kolgeci e njohur si “Tina” është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Kolgeci ka firmosur me klubin nga Superliga e Turqisë, Amed SK, shkruan Indeksonline
Ajo sot është prezantuar te skuadra turke dhe tashmë kjo ligë e çikave po “pushtohet” nga lojtaret shqiptare.
“Tina” sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit shqiptar, KF Gramshi. Kurse më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave në Kosovë, si: Hajvalia dhe Mitrovica./Indeksonline/