Zyrtare: Një tjetër lojtar nga Europa shkon në Arabi, Al-Hilal paguan plotë 20 milionë euro

Futbollisti i njohur, Renan Lodi është transferuar në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite, në ekipin e Al-Hilal.
Lodi nënshkroi kontratë deri në vitin 2027 me gjigantin arab, shkruan Indeksonline
Ish-futbollisti i Marseille do t’i bashkohet yjeve tjerë që luajnë në këtë ekip, si: Bounou, Koulibaly, Neymar, Milinkovic-Savic dhe Mitrovic.
Kujtojmë që transferimi i futbollistit i kushtoi klubit arab plotë 20 milionë euro./Indeksonline/