19:42 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Njihuni me përforcimin më të ri të Llapit (Foto)

Anësori i njohur, Alban Rexhepi është prezantuar si futbollisti më i ri i Llapit, shkruan IndeksOnline.

Rexhepi është përforcimi më i ri i skuadrës nga Podujeva.

Ai ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe sezonin e ardhshëm ai do të luajë për fanellën e Llapit.

22-vjeçari i lindur në Gjilan, ka luajtur për Dritën dhe Gjilanin, teksa ka luajtur edhe në Shqipëri te Laçi.

Image may contain: 3 people

“Arsyeja kryesore që iu bashkova Llapit është organizimi profesional i klubit, synimet e klubit si dhe stafi me trajnerin Bylbyl Sokoli”.

”Premtoj maksimumin për klubin që të arrihen synimet tona”, deklaroi Rexhepi pas prezantimit si futbollist i Llapit./IndeksOnline/