ZYRTARE: Numërohen 100 për qind e votave, këto janë rezultatet e gjitha partive

Ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.
Vendin e parë e zë Lëvizja Vetëvendosje me 47.85 për qind apo 378 mijë e 550 vota në total, transmeton Indeksonline.
E dyta është PDK-ja 17.41 për qind apo 137 mijë e 722 vota. Pas tyre është LDK-ja me 13.08 për qind apo 103 mijë e 507 vota.
Ndërsa në pozitën e katërt është AAK-ja me 7.43 për qind apo 58 mijë e 743 vota.
Nisma mbetet nën prag me vetëm 2.60 për qind apo 20 mijë e 535 vota./Indeksonline/
