75 Mall Live Search
08:29 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Obi Mikel befason me skuadrën e re

Futbollisti i njohur, John Obi Mikel është larguar nga Stoke City.

34-vjeçari është transferuar në skuadrën arabe, Kuwait SC dhe ka firmosur kontratë një-vjeçare, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Kuwaitit në rrjetet sociale.

Mikel ishte një nga lojtarët kryesor të Chelseat, gjatë viteve 2006-2017.

Me Blutë e Londrës, Mikel fitoi dy tituj të Premierligës, tre tituj të FA Cup, një UEFA Europa League, një UEFA Champions League dhe një Football League./IndeksOnline/