ZYRTARE: Operohet Ter Stegen, do të mungoj gjatë

Ka përfunduar me sukses operimi në gju i portierit të Barcelonës, Marc Andrea Ter Stegen.
Klubi i Barcelonës ka njoftuar se gjermani do të jetë jashtë fushave për 2 muaj e gjysmë, transmeton Indeksonline.
Ter Stegen ka luajtur me gju të lënduar që disa muaj dhe kishte pritur përfundimin e sezonit që të operohet.
Gjermani ka qenë ndër futbollistët më të mirë të Barcelonës këtë sezon./Indeksonline/