75 Mall Live Search
20:18 / E Premte, 06 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Orsic lojtar i Southamptonit

Futbollisti kroat, Mislav Orsic është zyrtarizuar si lojtar i ri i Southamptonit.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi anglez përmes një njoftimi zyrtar, transmeton IndeksOnline.

Orsic u transferua nga skuadra e Dinamo Zagrebit dhe raportohet se u ble për shifrën 6 milionë euro.

30 vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me Southamptonin.

Orsic tha se ndihet i lumtur me këtë transferim duke thënë se çdo futbollistë ka ëndërr të luaj në Premierligë.

“Ndihem shumë i lumtur që jam këtu, mendoj se është një ëndërr për çdo futbollist të vijë për të luajtur në Premier League dhe unë jam këtu, jam gati, jam i motivuar dhe shpresoj që do të ndihmojë ekipin për të arritur qëllimet e tyre.

“Kur vij këtu në kamp, ​​është e mrekullueshme dhe jam i sigurt se do ta shijoj vërtet kohën time këtu. Tani është paksa një situatë e vështirë për klubin, por mendoj se ne duhet të qëndrojmë së bashku. Ne kemi vetëm një plan – të gjithë të qëndrojnë në Premier League. Duhet të punojmë shumë çdo ditë dhe shpresoj që në fund të vitit të jemi të lumtur”. deklaroi Orsic./IndeksOnline/