75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 02 Korrik 2021 / Blerim

Zyrtare: Pas 11 viteve rikthehet në Manchester United

Portieri, Thomas Heaton është rikthyer në Manchester United nga klubi tjetër i Premierligës, Aston Villa – duke nënshkruar kështu një kontratë dy-vjeçare me mundësi vazhdimi.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i ‘Djajve të Kuq’ përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

“Tom rikthehet në shtëpi”, shkruan klubi në rrjetet sociale

Heaton ishte te Manchester United në vitet 2005/2010.

Ai u transferua në Cardiff City në vitin 2010, ku qëndroi vetëm dy sezone.

35-vjeçari ka luajtur edhe për klubet, si: QPR, Bristol City, Aston Villa, Burnley../IndeksOnline/